
Një 40-vjeçar shqiptar, me tre emra ka rënë në prangat e policisë në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi në Shqipëri akuzohet për plagosjen e tre personave.
Bëhet me dije se ka rënë në pranga shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.
“Operacioni “Surnames”/I dënuar për plagosje të rëndë me dashje, lokalizohet dhe arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, 40-vjeçari.
-u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas”, njofton policia.
Po ashtu në prangat e policisë belge ka rënë dhe një 38-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për “kultivim të lëndëve narkotike”.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. G., 39 vjeç, pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa.
"Operacioni “Area”/I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, në Fier, në vitin 2021, lokalizohet dhe arrestohet në Belgjikë, 39-vjeçari.
-u kap në Belgjikë, shtetasi A. G., 39 vjeç, pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri", njofton policia.