Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pas sherrit me djalin 19-vjeçar, gruaja në Tiranë tenton t’i jap fund jetës

Shkruar nga Newsbomb
Pas sherrit me djalin 19-vjeçar, gruaja në Tiranë tenton
Ambulancë/ Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një grua pas konfliktit me djalin ka tentuar t'i japë fund jetës.

Policia njofton se pas një sherri me djalin 19-vjeçar, shtetësja F. B., ka konsumuar disa medikamente. Gruaja ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, policia ka arrestuar shtetasin H. B., 19 vjeç, i cili kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

“U arrestua në flagrancë shtetasi H. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është konfliktuar me nënën e tij, shtetasen F. B., e cila më pas ka konsumuar disa medikamente. Shtetasja F. B. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjatë shoqërimit, shtetasi H. B. ka kundërshuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese