Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas sherrit, 45-vjeçari në Gjirokastër qëllon me thikë dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Pas sherrit, 45-vjeçari në Gjirokastër qëllon me
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër, ku një 45-vjeçar pas një sherri ka qëlluar me thikë dy persona.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi shtetasi E. K., 45 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit E. B., 40 vjeç dhe F. D., 37 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Gjatë një konflikti të çastit, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit, mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Gjirokastër nisi hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasin/t përgjegjës, si dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. K., 45 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit E. B., 40 vjeç dhe F. D., 37 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese