Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas një lufte të gjatë me kancerin, ndërron jetë në moshën 55-vjeçare gruaja e ish-deputetit Rrahman Rraja

Shkruar nga Newsbomb
Pas një lufte të gjatë me kancerin, ndërron jetë
Rrahman Rraja

Pas një periudhe të gjatë lufte me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë gruaja e ish-deputetit Rrahman Rraja. Bëhet me dije se e ndjera, Shkëndije Rraja, ka ndërruar jetë këtë të hënë, në moshën 55-vjeçare. Ajo ndodhej në një spital në Itali, ku trajtohej tashmë prej disa kohësh.

Përmes një njoftimi, familja e ish-deputetit ka bërë të ditur lajmin, teksa njofton se ka hapur dyert e mortit. Ndërsa trupi i të ndjerës, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. 

Shkëndije Rraja lufonte prej vitesh me sëmundjen e kancerit, por që nuk e mundi dot, duke lënë pas 4 fëmijë: 3 vajza dhe një djalë. Për familjen Rraja, ky është një moment i vështirë dhe një humbje e madhe. 

Pas një lufte të gjatë me kancerin, ndërron jetë
Njoftimi i vdekjes nga familja Rraja

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese