Pas sulmit të Iranit me qindra dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje ndaj Izraelit për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri të ndodhur më 1 prill, vendi është pushtuar nga kaosi.
Për shkak të konfliktit që ka nisur në Izrael, Top Channel njoftoi sot se disa operatorë turistikë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit nga Shqipëria kanë metur të bllokuar.
Sipërmarrësit shqiptarë dhe punonjësi e ministrisë kishin shkuar në Izrael për të marrë pjesë më aktivitet turistik “Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelit, ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë.
Mes zyrtarëve të bllokuar është edhe Herida Duro, drejtoresha e përgjithshme e departamentit të turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me vajzën e saj të vogël, dhjetë muajsh.
Raportohet se për shkak të anulimit të fluturimit pas përfundimit të një aktiviteti turistik ato janë akomoduar tashmë në një hotel të sigurt në kryeqytetin izraelit, ku situata tashmë paraqitet më e qetë dhe pa panik. Teksa janë në pritje të fluturimit të radhës të njoftuar për sot në mbrëmje, në vendqëndrimin e tyre po organizohen aktivitete për fëmijët, e për të larguar disi shqetësimin e të rriturve.
Shqiptarë janë marr në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit në një strukturë akomoduese të sigurt që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane, në hotelin Kempinski në Tel Aviv.
Sipërmarrësit shqiptarë dhe punonjësi e ministrisë kishin shkuar në Izrael për të marrë pjesë më aktivitet turistik “Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelit, ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë.
Ata do të zhvillonin një takim 5-ditor, ndërsa sot plani ishte për t’u kthyer në Shqipëri, por nuk arritur të kthehen për shkak të konfliktit që nisi mbrëmjen e djeshme e që për pasojë u anuluan fluturimet.