Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pas 29 vitesh, Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE

Shkruar nga Newsbomb

Pas 29 vitesh, Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE

Asambleja Parlamentare ka miratuar heqjen e Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim nga KiE. Tashmë pas 29 vitesh nga anëtarësimi, Shqipëria nuk do të jetë më një vend në monitorim

Lajmin e ka njoftuar Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani. Përmes një postim në rrjetin social X Hasani shkruan se angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur, duke dhënë edhe rezultatet e shumëpritura.

"Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed