Hapësire reklamuese


Aktualitet

Pas 17-vjeçarit një tjetër shtetas i jep fund jetës, gjendet i varur në banesë

Shkruar nga Newsbomb
Pas 17-vjeçarit një tjetër shtetas i jep fund jetës,
Foto ilusturuese

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në vendin tonë ku një tjetër qytetar ka vendosur që t’i japë fund jetës.

Përmes një njoftimi zyrtar blutë bëjnë me dije se rreth orës 20:28 të mbrëmjes të kësaj të diele, në lagjen nr.3 në Këlcyrë, në banesën e tij është gjetur i pajetë një 50-vjeçar.

Mësohet se shtetasi me ininciale S.H, rreth 50-vjeçar është gjetur i vdekur dhe dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3, Këlcyrë, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. H., rreth 50 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.

Ndërkohë vlen të theksojmë se mesditën e kësaj të diele një tjetër shtetas vendosi që të vriste veten. 17-vjeçari Vehpi Peçi i cili jetonte në fshatin Valare u gjet i vetëvarur në banesë. Ishin pikërisht familjarët ata të cilët e gjetën pa shenja jete 17-vjeçarin në banesën ku dhe jetonte së bashku me të ëmën dhe dy motrat, pasi babai shkonte në emigracion për t’iu siguruar atyre të ardhura.

Burime për mediat bënë me dije më herët se 17-vjeçari vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk merrte asnjë medikament.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese