Hapësire reklamuese

Aktualitet

Parlamenti Europian miraton rezolutën e Bashës për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse

Shkruar nga Newsbomb
Parlamenti Europian miraton rezolutën e Bashës për konfiskimin e
Kreu i PD, Lulzim Basha nga Parlamenti Europian në Strasburg

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg, ka votuar propozimin e kreut të PD Lulzim Basha për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Në rezolutën e hartuar nga Basha, kërkohet krijimi i një fondi ndërkombëtar, ku të depozitohen asetet e Federatës ruse dhe të shërbejnë për të financuar projektet e rindërtimit të infrastrukturës në Ukrainë. Gjithashtu rezoluta kërkon transferimin e aseteve ruse në fondin ndërkombëtar si dhe ngritjen e një tribunali kompensimi në lidhje me dëmet në Ukrainë.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar i entuziazmuar nga Strasburgu ku përshëndet miratimin e rezolutës nga Parlamenti Europian.

Përmes një video ai theksoi se në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit sipas tij, ka pasur një peshë të jashtëzakonshme.

“Të dashur miq ju përshëndes këtu nga aola, nga agora e Parlamentit Europian ku Asambleja Parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.

Dhe po kështu rekomandimin që Këshilli i Europës të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse, mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Në këtë takim, në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit po kështu ka pasur një peshë të jashtëzakonshme”- tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese