Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Parlamentaret 2025/ KQZ certifikon rezultatet zgjedhore për qarqet Vlorë, Fier, Lezhë dhe Gjirokastër (TABELAT)

Shkruar nga Newsbomb
Parlamentaret 2025/ KQZ certifikon rezultatet zgjedhore për qarqet
Sali Berisha, Edi Rama

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) me në krye Ilirjan Celibashin, ka çertifikuar rezultatet zgjedhore për katër qarqe të vendit: Vlorë, Fier, Lezhë dhe Gjirokastër.

Miratimi i tabelave përmbledhëse me rezultatet për subjektet zgjedhore dhe kandidatët, u miratuan gjatë ditës së sotme nga Ilirjan Celibashi në seancën publike.

Në qarkun e Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës, forcë dominuese është Partia Socialiste përkatësisht me: 64.560 vota – 9 mandate, 116.736 vota vota – 12 mandate dhe 29.685 vota – 3 mandate.

Ndërkohë në Lezhë ka dominuar Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ku ka arritur një rezultat prej 33.623 vota të përkthyer në 4 mandate. Sakaq, forcat e tjera politike nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë mandat në këto katër qarqe.

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Vlorë:

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 26.162 vota

2. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.327 vota

3. Lëvizja Atdheu ka marrë 112 vota

4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 742 vota

5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 64.560 vota

6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 6.267 vota

7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 333 vota

8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 109 vota

9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 353 vota

10. Partia Mundësia ka marrë 5.354 vota

11. Partia Socialdemokrate ka marrë 1.497 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Fier:

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 42.693 vota

2. Lëvizja Bashkë ka marrë 2.131 vota

3. Lëvizja Atdheu ka marrë 224 vota

4. Partia Koalicioni Euroatlantik  ka marrë 1.224 vota

5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 116.736 vota

6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 9.210 vota

7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 569 vota

8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 69 vota

9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1.428 vota

10. Partia Mundësia ka marrë 4.617 vota

11. Partia Socialdemokrate ka marrë 2.516 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Lezhë:

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 33.623 vota

2. Lëvizja Bashkë ka marrë 429 vota

3. Lëvizja Atdheu ka marrë 71 vota

4. Partia Koalicioni Euroatlantik  ka marrë 1.779 vota

5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 33.552 vota

6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4.775 vota

7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 79 vota

8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 15 vota

9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 92 vota

10. Partia Mundësia ka marrë 937 vota

11. Partia Socialdemokrate ka marrë 2.104 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Gjirokastër:

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 12.499 vota

2. Lëvizja Bashkë ka marrë 628 vota

3. Lëvizja Atdheu ka marrë 48 vota

4. Partia Koalicioni Euroatlantik  ka marrë 212 vota

5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 29.685 vota

6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1.669 vota

7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 82 vota

8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 37 vota

9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 202 vota

10. Partia Mundësia ka marrë  683 vota

11. Partia Socialdemokrate ka marrë 418 vota

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese