Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Parcelë kanabisi, armë dhe municione luftarake, arrestohen 2 persona në Tiranë dhe shpallet në kërkim një i tretë

Shkruar nga Newsbomb
Parcelë kanabisi, armë dhe municione luftarake, arrestohen 2 persona
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 2 shtetas, banues në Zall Bastar, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë.  Sipas policisë, të arrestuarit V. J., 66 vjeç dhe T. T., 32 vjeç, si dhe i shpalluri në kërkim shtetasi me iniciale A. K., 41 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë  kultivuar kanabis në pyllin e fshatit Pllan.

Në kuadër të operacionit të koduar “Plani” të zhvilluar në fshatin Pllan, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale bimë të dyshuara narkotike “cannabis sativa”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. J., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëpë me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krëhëra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare, dhe shuma parash.

Ndërkohë, forcat policore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, bazuar në masat e përcaktuara në planet operacionale “Territor i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plani”.

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit V. J., 66 vjeç, T. T., 32 vjeç, banues në Zall-Bastar, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 41 vjeç.

Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan. Gjatë kontrollit në këtë parcelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëpë me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krëhëra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare, dhe shuma parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese