Një 17 vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se shiste doza kanabisi në lagje të ndryshme në Tiranë.
Adoleshenti dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në kryeqytet. Policia bën me dije se paratë e ardhura nga shitja e drogës, i riu i ruante në trurin e kompjuterit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e saj, një çelës automjeti dhe një celular.
Sondazh
Poll