Hapësire reklamuese


Aktualitet

Parandalohet krimi në familje, arrestohet 64-vjeçari në Korçë, kanosi disa herë bashkëshorten me thikë

Shkruar nga Newsbomb
Parandalohet krimi në familje, arrestohet 64-vjeçari në
Foto ilustruese

Një shtetas 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kanosi me mjet prehës bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.11 të Korçës teksa pas një konflikti të nisur për motive të dobëta, 64-vjeçari me iniciale A. L. ka kanosur disa herë me thikë bashkëshorten e tij.

Sakaq autoritetet kanë sekuestruar thikën e përdorur nga autori, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, arrestohet 64-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve porfesionale të shërbimeve të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. L., 64 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka kanosur disa herë, me thikë, bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur dje, për kanosjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese