Hapësire reklamuese

Aktualitet

Paralizohet autostrada Tiranë-Durrës, Policia: Riasfaltimi bëhet pas orës 20.00, kaloni nga Maminasi dhe Ndroqi

Shkruar nga Newsbomb
Paralizohet autostrada Tiranë-Durrës, Policia: Riasfaltimi bëhet
FotoArkive: Qarkullimi ne autostraden Tirane-Durres

Punimet për riasfaltimin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë shkaktuar radhë kilometrike mjetesh, të cilat gjatë orëve të mbrëmjes qarkullojnë në drejtim të qytetit bregdetar. Ndaj, shoferët këshillohen të zgjedhin rrugët dytësore.

Policia Rrugore e Durrësit bën me dije se për shkak të punimeve në autostradë, ka fluks të shtuar të mjeteve dhe kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të tyre.

"Ju informojmë se, në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, konkretisht Maminas-Durrës, ARRSH mbas orës 20:00 deri në orët e para të mëngjesit, po kryen punime riasfaltimi për mirëmbajtjen e rrugës. Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative, duke përdorur aksin rrugor dytësor Maminas-Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave", thuhet në njoftim.

 Më herët, edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se brenda muajit Qershor do të niste puna për riasfaltimin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Punimet, siç është deklaruar, janë 24 orë por gjatë natës kryhet dhe puna më voluminoze me mjete të rënda.

Qarkullimi nuk bllokohet në asnjë moment, por pas orës 20.00 kur rriten ritmet e punimeve edhe nga mjetet e rënda, ka një ngadalësim të lëvizjes dhe për pasojë dhe trafik. Pasi të përfundojnë punimet me drejtim qytetin bregdetar, ato të nisin në krahun tjetër me drejtim Tiranën.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese