Që prej paradites Taulant Balla paralajmëron zhvillime të rëndësishme në mesditë. Nga ajo që kuptohet dhe po përflitet këto dy ditët e fundit, bëhet fjalë për arrestimin e katër zyrtarëve të lartë të policisë, në nivel shefa sektorësh, një prej të cilëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Newsbomb.al mëson se për zyrtarin T.H, që ka kryer detyra të larta në zonën e Krujës, pritet të ketë një arrest. Dyshimet shtohen pasi për këtë zyrtar SPAK ka vepruar që herët, duke tërhëqur gjithë dosjet e tij dhe sekuestron e celularit.
Çështja e kultivimit dhe përhapjes së kanabisit në zonën e Krujës dhe nisja e hetimeve, i kanë çuar hetuesit e SPAK të dyshojnë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të uniformave blu në ndihmë të trafikantëve dhe krimit të organizuar.
Zyrtari, besohet se ka dhënë të dhëna të mjaftueshme për grupet kriminale për lëvizjet e policisë dhe marrjen e masave duke dështuar operacionet. Por së bashku me të, pritet të jenë edhe tre zyrtarë të tjerë që deri tani nuk bëhet e ditur se nga cilët sektorë do të jenë.
Priten zhvillimet e mëtejshme ditën e sotme.