Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Policisë ka organizuar sot një aksion në qytetin e Elbasanit duke vënë në pranga eksponentë të krimit dhe ish gjyqtarë të Gykatës së Elbasanit. Ende nuk ka një njoftim nga ana e SPAK, por arrestimi i Pajtime Fetahut dhe Zihni Shahu është kryefjalë e medieve në vend.
Vlen të theksohet fakti se mes morisë së interesit të madh për arrestimet e sotme, ajo që bie në sy, është dita e zgjedhur nga ana e Prokurorisë së Posaçme duke urdhëruar zbatimin e urdhër-arresteve. Në 25 nëntor të 1912-tës, u ngrit për herë të parë flamuri shqiptar për t’i paraprirë shpalljes së pavarësisë së vendit.
Në një kohë, kur i pari i qytetit, Gledjan Llatja kishte organizuar evente në nder të kësaj dite të rëndësishme, SPAK ka mësyer duke vënë në pranga njerëz të rëndësishëm të dyshuar se kanë lidhje me grupe kriminale në vend, sikurse emrat e lartpërpërmendur. Pritet në njoftim zyrtar nga ana e organit të akuzës për të mësuar edhe personat e tjerë që sot janë arrestuar pas një operacioni “blic” në qytetin e Elbasanit.
Festa e organizuar nga Bashkia e Elbasanit: