Hapësire reklamuese


Aktualitet

Pano Soko për intervistën e Ahmetajt: O djalë, o dil e fol tamam, o mos fol fare. Për filma s'kemi nevojë

Shkruar nga Newsbomb
Pano Soko për intervistën e Ahmetajt: O djalë, o dil e fol tamam,
Sako - Ahmetaj

Aktivisti Pano Soko ka reaguar në lidhje me intervistën që ish-ministri Arben Ahmetaj dha mbrëmjen e djeshme, ku për inceneratorin e Tiranës hodhi akuza mbi Edi Ramën dhe Erion Veliaj.

Soko me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Ahmetaj nuk duhet të dalë dhe të bëjë lojëra fjalësh, por duhet të tregojë të vërtetën.

“Arben Ahmetaj duhet të thotë ato informacione që s'i dimë ne të tjerët. Psh kush i urdhëroi ato 17 institucionet të dërgonin shkresën brenda ditës? Si ua tha, me telefon, me sms, i thirri në kryeministrì? Kush e bëri telefonatën? Kush i thirri? Këta janë detajet që priten nga ai. Se deduksionin logjik që atë mund ta bëjë vetëm Rama, se askush tjetër s'ka fuqi, kjo është për ne që flasim nga jashtë, pa prova. Ai duhet të sjellë prova konkrete”, shkruan Soko.

Ai ndër të tjera thotë se ish-ministri duhet si fillim të pranojë gabimet e veta në lidhje me afern e inceneratorit dhe më pas të zbulojë informacionet dhe detajet për të tjerët.

Postimi i plotë:

Arben Ahmetaj duhet ta kuptojë që "Ndiqni paranë" e them unë që deduktoj nga jashtë, jo ai që di gjithçka.

Ai e di se ku kanë shkuar dhe se ç'rrugë ka ndjekur paraja dhe këtë presim të thotë.

"Inceneratori i Tiranës është i Ramës dhe Veliajt" e them unë që bej deduksionin logjik të dinamikës së ngjarjes, jo ai. Ai na thotë me fakte sesi lekët e inceneratorit shkonin tek "të zotët" e inceneratorit.

Aferën e Tunelit të Llogarasë dhe tenderat e AKSHIt i kanë denoncuar  gazetarët investigativë, opozita etj., ka vite.. Dmth çik si vonē për denoncim publik tani.

Arben Ahmetaj duhet të thotë ato informacione që s'i dimë ne të tjerët. Psh kush i urdhëroi ato 17 institucionet të dërgonin shkresën brenda ditës? Si ua tha, me telefon, me sms, i thirri në kryeministrì? Kush e bëri telefonatën? Kush i thirri? Këta janë detajet që priten nga ai. Se deduksionin logjik që atë mund ta bëjë vetëm Rama, se askush tjetër s'ka fuqi, kjo është për ne që flasim nga jashtë, pa prova. Ai duhet të sjellë prova konkrete.

Arben Ahmetaj nuk mund të bëjë si gazetar investigativ dhe aq më pak të fillojë të flasë si ekspert ekonomie se bëhet lëmsh pastaj.

Si  Luli 7x7=42.

Se s'mund të thuash që Bashkia Tiranë nga viti 2019 e këtej ka bërë 6 miliardë Euro tendera, kur i gjithë buxheti i Bashkisë Tiranë që kur ka ardhur Veliaj kryetar, pra që nga 2015, nuk ka arritur akoma 3 miliardë Euro. Se rreth 300 mlionë Euro në vit e ka buxhetin bashkia.

Si mund të ketë bërë Bashkia Tiranë 6 miliardë Euro tendera, kur buxheti total (pra tendera+paga+sig.shoqërore+ndihma ekonomike...) nuk ka arritur ende 3 miliardë?

Kjo është gafë 7x7=42

Dhe e njëjta logjikë për tenderat e infrastrukturës. Si mund të ketë bërë ministria e infrastrukturës 10 miliardë Euro tendera që nga 2019, kur gjithë buxheti i kësaj ministrie që nga 2019 ka qënë 2.5 miliardë Euro? Se gati 500 milion Euro e ka buxhetin në vit infrastruktura.

Si  bëhen 10 miliardë Euro tendera kur gjithë buxheti shkon 2.5 miliardë Euro??

Edhe kjo është gafë 7x7=42.

Gjithsesi, Ben Ahmetaj duhet të kuptojë që nëse do të merret seriozisht duhet të thotë detaje, jo të bëjë analizë.

Dhe detajet janë:

Nëpërmjet çfarë rruge shkojnë paratë e inceneratorëve tek Edi Rama? Kush janë kompanitë fiktive (mushkat) që bëjnë "transportin" e parave? Kush janë bankat? Kush është banka fundore ku Esi Rama ka hapur llogari dhe i mban aty depozitat? Në cilin offshore?

Si i merr lekët Erjon Veliaj? Kush janë mushkat që ia çojnë paratë? Kush janë bankat nga kalojnë paratë? Ku i ka llogaritë fundore, në cilën bankë, në cilin offshore?

Si i merrte paratë Vjollca Hoxha, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri etj..? Me ç'rrugë? Si?

Ben Ahmetaj duhet të na thotë këto. Çfarë di në lidhje me këto (meqë tha që jam shuuuumë i informuar).

Por duhet ta ketë të qartë që për të folur, duhet të pranosh një herë të tuat. Sepse e vetmja formë sesi çlirohesh dhe flet vetëm të vërtetën është pasi ke pranuar një herë gjithçka ke bërë ti vetë.

Në të kundërt ajo që do të bësh, ëahtë të sajosh një rrëfim me ca të vërteta të thëna e ca të fshehura, që në fund ti të dalësh si hero dhe ata si legena.

Ky quhet "film".

Nga këto bën Hollyëood-i me mijëra në vit dhe i ka më të bukur se ata aty janë profesionistë. I bëjnë profesionalë filmat.

Kështu që po i them Benit "Me atë që dëgjuam dje, ti s'e ke ndarë akoma mendjen. Ndaje mendjen, o dil e fol tamam, o mos dil fare. Për filma s'kemi nevojë se shohim në NETFLIX..o djalë.."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese