Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJET/ Të veshur me pelerina të zeza, momenti kur dy autorët hyjnë në banesën e policit dhe i vënë tritolin makinës

Shkruar nga Newsbomb
PAMJET/ Të veshur me pelerina të zeza, momenti kur dy autorët
Autoret hyjne ne banesen e policit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e shënuar në Shkodër, ku iu vendos tritol mjetit të një efektivi të policisë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin, ku dy persona të veshur me pelerinë të zezë kanë hipur në murin rrethues të banesës së policit, dhe më pas i kanë vënë lëndën plasëse mjetit të tij.

Kanë qenë dy personat që në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë tritolin makinës së policit dhe më pas janë larguar.

Policia njoftoi më herët  se rreth orës 04:00, në lagjen "Tepe", Shkodër, në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë   të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Kastriot Selimaj, është efektiv i policisë rrugore në Shkodër. Në polici, ai ka deklaruar se nuk pa probleme me njeri dhe dyshimet janë për shkak të punës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese