Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJET/ Spanja e akuzon për vrasje, Operacionalja prangos durrsakun me rrezikshmëri të lartë

Shkruar nga Newsbomb
PAMJET/ Spanja e akuzon për vrasje, Operacionalja prangos durrsakun me
Momenti i prangosjes se Armando Mashes

Armando Masha, një 49 vjeçar nga Durrësi dhe i kërkuar nga Autoritetet në Spanjë, është lokalizuar dhe arrestuar nga efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale. Ai akuzohet për vrasje në formën e grupit kriminal.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, agjentët gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, lokalizuan në lagjen nr. 13 në Durrës, Armando Mashën. Menjëherë ai është ndaluar dhe prangosur.

49 vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas në Spanjë, në vitin 2022,  i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja", kryer në kuadër të grupit kriminal.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.

Njoftim për mediat - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, lokalizoi në lagjen nr. 13, Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin:

A. M., 49 vjeç, i lindur në Durrës. 

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022,  i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja", kryer në kuadër të grupit kriminal.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese