Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJET/ Prefekti Vangjel Tavo paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
PAMJET/ Prefekti Vangjel Tavo paraqitet në SPAK
Momenti kur Vangjel Tavo futet ne SPAK

Politikani i majtë dhe aktualisht Prefekt i Qarkut Vlorë, Vangjel Tavo është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme. Ai është parë të hyjë nga dera kryesore e institucionit në orën 09.30 të mëngjesit dhe ndodhet dhe aktualisht atje.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh është thirrur Vangjel Tavo në Prokurorinë e Posaçme, pasi publikisht ndaj tij nuk ka pasur asnjë akuzë.

Nga pamjet e fiksuara nga kamerat e stacionuara në hyrje të SPAK, Tavo është parë të hyjë duke qeshur dhe i pashoqëruar nga ndonjë avokat mbrojtës. Ai ka vendosur orën e dorës në kutinë e vendosur në holl për sendet personale dhe ka vijuar më tej.

Në orën 10.30, ai ka dalë nga ambientet e organit të akuzës dhe është shprehur se është thirrur nga prokurori i posaçëm në cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat e hetimit. Siç u shpreh vetë, ai tha se kishte bërë një kallëzim në vitin 2021, por nuk zbuloi detaje.

Politikani i majtë Vangjel Tavo është emëruar rreth tre muaj më parë Prefekt i Vlorës, duke marrë besimin e kryeministrit Edi Rama për të qenë në krye të një prej qarqeve më të rëndësishme të jugut.

Ai ishte përfolur prej kohësh se do të propozohej nga socialistët për të marrë drejtimin e Bashkisë së Himarës, por zërat u shuan shpejt, edhe për shkak të situatës jonormale ku ndodhet bashkia aktualisht.

Megjithatë, siç thotë populli "ku ka zë nuk është pa gjë" dhe lajmi për kalimin e Vangjel Tavos në kampin socialist u zyrtarizua. Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI, u emërua Prefekt i Qarkut të Vlorës me vendim të Këshillit të Ministrave, datë 13 Mars 2024.

Përsa i përket bashkimit me kampin socialist, kjo nuk është një lëvizje dhe aq e panatyrshme në fushën e shahut politik. Ai e nisi karrierën politike në vitin 1996 duke përfaqësuar Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe fitoi zgjedhjet në Gjirokastër.

Vangjel Tavo u fut në Kuvend si deputet vetëm në vitin 1997 dhe deri në vitin 2010 ishte pjesë e Partisë Socialiste. Në këtë vit ndryshoi partinë dhe iu bashkua LSI-së. Posti më i lartë në karrierën e tij politike ishte kur zëvendësoi Petrit Vasilin dhe u bë ministër i Shëndetësisë për një periudhë të shkurtër kohe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese