Një ngjarje tronditëse është shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku një polic bashkiak ka dhunuar një qytetar.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Bulevardin e Ri, ku një polic i Bashkisë shihet duke dhunuar barbarisht një qytetar.
Në pamjet e publikuara nga “JOQ”, shihet se polici ka zënë poshtë qytetarin dhe e grushton pa ndalim. Kanë qenë disa qytetarë që kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, ndërsa nuk dihet ende shkaku i kësaj përplasje të dhunshme.
Sondazh
Poll