Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJET e kokainës në Portin e Durrësit, Policia: Kapëm 7 pako dhe miliona lekë, shoferi dhe pronari i furgonit në pranga!

Shkruar nga Newsbomb
PAMJET e kokainës në Portin e Durrësit, Policia: Kapëm 7
Kokaina ne Portin e Durresit dhe te arrestuarit

Arjan Doçi dhe Mentor Çuni, respektivisht shoferi dhe pronari i furgonit të linjës Shqipëri-Angli dhe anasjelltas, janë vënë në prangat e Policisë së Shtetit. Shtatë pako me në total 7 kilogramë e 3000 gramë kokainë janë gjetur të fshehura në furgonin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare bëjnë me dije se bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi Arjan Doçi.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit si skaneri, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban.

Nga hapja e tyre, ka rezultuar se brenda pakove kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë. Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

- Arjan Doçi, 40 vjeç, banues në Tiranë, shoferi i furgonit; 

- Mentor Çuni, 39 vjeç, banues në Tiranë, pronari i furgonit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.

Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës, në drejtimin Departamentit të Policisë Kriminale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese