Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJE/ Zjarri në bodrumin e Spitalit Rajonal të Shkodrës, policia zbardh shkakun, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE/ Zjarri në bodrumin e Spitalit Rajonal të Shkodrës, policia
Pamje nga zjarri në spitalin Shkodër

Një shkëndije elektrike ka qenë shkaku i zjarrit që ka përfshirë spitalin rajonal të Shkodrës pasditen e sotme.

Disa orë pas ngjarjes, policia ka dalë me një njoftim ku sqaron se nga flakët është përfshirë një dhomë në bodrumin e spitalit ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit.

Zjarri në spitalin e Shkodrës ra rreth orës 19:30 këtë të mërkurë duke shkaktuar frikë dhe panik tek pacientët dhe stafi mjekësor. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Rreth orës 19:30, në një dhomë në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër ku janë të instaluara  pompat e ujësjellësit ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale.” – njofton policia.

Edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës. Reparti i Kirurgjisë përfshi nga një zjarr masiv më 13 janar të këtij viti, por ende edhe sot nuk u zbulua shkaku i zjarrit.

U mësua se flakët përfshinë dhomën e një mjeku dhe shkak mendohet të jetë bërë lënia ndezur e ngrohëses në dhomën e mjekut, e cila dyshohet se ka shkaktuar shkëndije elektrike. Zjarri u fik në kohë rekord nga forcat zjarrëfikëse dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese