Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJE TË TURPSHME/ Shqiptarët dhunohen në doganën sllovene

Shkruar nga Newsbomb

PAMJE TË TURPSHME/ Shqiptarët dhunohen në doganën sllovene

Një qytetar shqiptar ka ngritur shqetësimin për trajtim diskriminues në kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Sipas tij, automjetet me targa shqiptare dhe italiane kontrollohen me kujdes të tepruar, ndërsa mjetet me targa të tjera kalojnë lirshëm pa asnjë kontroll.

Ai pretendon se gjatë këtij procesi, një incident i rëndë ka ndodhur, ku policia sllovene ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije të vogël, duke e tërhequr nga flokët. Po ashtu, qytetari thotë se megjithëse kishte dokumentacion të rregullt, nuk iu lejua të kalonte kufirin. Për më tepër, përpjekjet për të kontaktuar ambasadën shqiptare rezultuan të kota, pasi askush nuk iu përgjigj thirrjeve të tij.

Në shenjë proteste, qytetari dhe të tjerë vendosën automjetet në formë bllokade në pikën kufitare. Ai e ka quajtur situatën një rast flagrant të diskriminimit dhe racizmit të drejtuar ndaj shqiptarëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese