Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur i riu në Durrës qëllohet disa herë me armë nga kushëriri

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur i riu në Durrës qëllohet
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur 24-vjeçari Eduart Buçeza u plagos me armë zjarri në këmbë nga djali i xhaxhait të tij, Iliri, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Shënavlash të Durrësit. Siç shihet dhe në pamje 24-vjeçari futet nga porta kryesore e shtëpisë dhe në një moment me armë në dorë i del para kushëriri i tij.

Ai fillon të gjuajë të riun, të cilin një prej plumbave e kapi në këmbë. Pasi e ka lanë të plagosur në tokë djalin e xhaxhait, Ilir Buçeza largohet me makinën e tij të cilën e kishte parkuar në pjesën e jashtme të oborrit të shtëpisë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 20:38 të mbrëmjes së të martës. Eduart Buçeza u qëllua nga djali i xhaxhait të tij. Fatmirësisht plumbat të riun e kapën në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri me dije se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes ty të afërmve. Uniformat blu po punojnë për kapjen e Ilir Buçezës, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë, në fshatin Shënavlash, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, 24-vjeçari E. B.      

Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet autori i dyshuar i plagosjes (kushëriri i 24-vjeçarit).   

Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në oborrin e banesës së 24-vjeçarit, në fshatin Shënavlash, ku në drejtimin e prokurorit, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit.          

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi I. B., 33 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, djalin e xhaxhait të tij, shtetasin E. B., i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.     

Vijon puna për kapjen e shtetasit I. B.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese