Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën kryesore në fshatin Borizanë, Fushë-Krujë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një tufë me bagëti të cilat po kalonin në këtë aks rrugor.
Shoferi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka marrë përpara tufën me bagëti. Pamjet e mëposhtme ilustrojnë më së miri pasojat e këtij aksidenti, ku rruga fatkeqësisht ngjan me një thertore bagëtish.
Nga përplasja, kanë ngordhur 21 krerë delesh, ndërsa drejtuesi i makinës dhe çobani u shoqëruan në komisariat, për sqarime. Lidhur me këtë ngjarje nuk ka ende një njoftim nga policia.
Sondazh
Poll