Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Aksident i frikshëm në Vlorë, kamioni përplaset me makinën, pasagjerët të shtrirë në rrugë

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË RËNDA/ Aksident i frikshëm në Vlorë, kamioni
Pamje nga aksidenti i rende ne Vlore

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Vlorës. Newsbomb.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet makina e kthyer përmbys në mes të rrugës nga përplasja e fortë me një kamion të tonazhit të rëndë.

Shoferët e rastit kanë ndaluar menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa Policia dhe shërbimi mjekësor nuk kanë mbërritur ende.

PAMJE TË RËNDA/ Aksident i frikshëm në Vlorë, kamioni
Pamje nga aksidenti i rende ne Vlore

Sipas informacioneve paraprake të mbërritura në redaksinë e Newsbomb.al, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Vlorës, në aksin që të dërgon në drejtim të fshatit Tragjas.

Një nga personat e lënduar në automjetin tip Mercedes Benz ML duke i vetëdijshëm, pavarësisht plagëve të marra, ndërsa në krah është dhe një person tjetër i shtrirë pa ndjenja. Për shkak të ngarkesës së madhe që mbartin, pamjet janë censuruar.

PAMJE TË RËNDA/ Aksident i frikshëm në Vlorë, kamioni
Pamje nga aksidenti i rende ne Vlore

Personi që ka dërguar pamjet në redaksi thotë se Policia dhe ambulanca e Vlorës janë njoftuar pak minuta më parë për aksidentin e rëndë dhe janë nisur drejt vendngjarjes.

Duke përsëritur thirrjen për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes në rrugë, sidomos në këto ditë kur sezoni veror ka nisur dhe ka fluks në qarkullim, urojmë që nga kjo ngjarje të mos ketë viktima.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese