Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE SHQETËSUESE/ Pronarët e thërtoreve në Berat e Tiranë groposin mbetjet e kafshëve jashtë kushteve

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE SHQETËSUESE/ Pronarët e thërtoreve në Berat e
Pamje/ Mbetjet e kafsheve te hedhura ne grope

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion, lidhur me mënyrën se si menaxhohen mbetjet e kafshëve nga bizneset të cilat operojnë në këtë fushë, si pularitë dhe thërtoret.

Sipas njoftimit të bluve mësohet se kontrollohet janë shtrirë në disa qytete të vendit, si Tiranë, Berat, Durrës dhe Fier.

Gjatë operacionit policor janë kryer verifikime në 18 subjekte në këto qytete ku në dy biznese në Berat dhe dy në Tiranë, janë konstatuar se mbetjet e kafshëve ishin depozituar në  gropa të hapura në kundërshtim me ligjin duke shkaktuar kështu ndotje të mjedisit përreth.

Si pasojë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 4 pronarët e këtyre bizneseve mbi të cilët rëndojnë veprat penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Iniciohet një plan operacional policor i posaçëm, për kontrollin e mënyrës si menaxhohen mbetjet shtazore, nga subjektet me aktivitet në këtë fushë (thertore dhe pulari).

Plani operacional policor do të shtrihet në të gjitha qarqet. Kontrollet në kuadër të tij kryhen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPSSH-së, në bashkëpunim me seksionet për hetimin e këtyre krimeve në 12 drejtoritë vendore të Policisë, me objektiva mbrojtjen e konsumatorëve, mbrojtjen e mjedisit dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurtë.

Deri tani, janë kryer kontrolle dhe verifikime në 18 subjekte në qarqet Tiranë, Berat, Durrës dhe Fier.

Në  dy subjekte në Berat dhe në  dy subjekte në Tiranë, u konstatua se mbetjet shtazore ishin depozituar në gropa të hapura në kundërshtim me ligjin dhe nuk iu ishin dorëzuar subjekteve të licencuara për menaxhimin e tyre.

Nga kjo paligjshmëri është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, janë referuar materialet në prokuroritë përkatëse, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për administratorët e 4 subjekteve, për veprat penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, si dhe për veterinerët e këtyre subjekteve dhe për punonjës të AKU-së që  kontrollojnë këto subjekte mbi dyshime për shpërdorim të detyrave.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë shtetasit që kryejnë këto paligjshmëri në subjektet e tyre, si dhe për punonjësit e institucioneve të ngarkuara me ligj për të kryer kontrolle në këto subjekte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese