
Një zjarr i madh ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në Shkodër në lagjen “Ndoc Mazi” pak minuta më parë.
Për shkak të përmasave të mëdha, zjarri është përhapur edhe në banesat ngjitur tregut duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri si dhe vënjen në kontroll të situatës.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.



“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.” - njofton policia.