Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE NGA AJRI: RENEA rrethon shtëpinë e Astrit Avdyli, momenti kur prangoset kreu i grupit të Shijakut

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE NGA AJRI: RENEA rrethon shtëpinë e Astrit Avdyli, momenti kur
Pamjet me dron

Publikohen pamjet me dron gjatë aksionit të RENEA dhe policisë së Durrësi ku rrethojnë vilën e Astrit Avdylit në Shijak. Nga pamjet e publikuara shihet se si forcat RENEA msynë në vilën e kreu të grupit të Shijakut ndërsa ai tenton të arratiset. Avdyli tentoi të largohet duke u larguar nga pjesa e pasme e banesës, por u vendos në pranga nga RENEA.

Astrit Avdyli, kreu i grupit të Shijakut i njohur dhe me nofkën "i urti", është arrestuar sot pasi ishte shpallur në kërkim për operacionin "Revanshi" të drejtuar nga SPAK, ku u goditën shtatë grupe kriminale që merreshin me vrasje me pagesë dhe trafik droge.

Ky shtetas është lokalizuar në shtëpinë e tij në Shijak dhe menjëherë është organizuar operacioni për prangosjen e tij.

Mësohet se në momentin e arrestimit dhe bastisjes së shtëpisë ku qëndronte Astrit Avdyli, është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë. Dyshimet janë se ajo është pa leje, por këtë pritet ta konfirmojë më vonë Policia e Shtetit.

PAMJE NGA AJRI: RENEA rrethon shtëpinë e Astrit Avdyli, momenti kur
Ilustrim: Astrit Avdyli, i njohur si "i urti"



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese