Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE/ Me shpejtësi skëterrë për t’i shpëtuar policisë, ja si ndodhi aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë

Shkruar nga Newsbomb

PAMJE/ Me shpejtësi skëterrë për t’i shpëtuar

Aksidenti i rëndë me 8 të vdekur në Këlcyrë ndodhi gjatë orëve të mëngjesit të sotëm.

Në momentin që shoferi i mjetit ti “Benz” pa se u pikas nga patrullat e policisë në këtë aks rrugor, me shpejtësi shumë të lartë është përpjekur t’iu shpëtojë.

Nga shpejtësia e lartë  shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe nga një lartësi ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Nga pamjet që sjell Newsbomb, duket që automjeti ku po udhëtonin 8 viktima është shkatërruar plotësisht.  

Në vendin e ngjarjes ndodhet ende policia, prokurori, si edhe Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik, si edhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Policia: 

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz  ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga  kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë  nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese