Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE/ Me goma makinash në duar, mblidhen protestuesit para Kuvendit, udhëhiqen nga Flamur Noka

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE/ Me goma makinash në duar, mblidhen protestuesit para Kuvendit,
Pamje nga protesta

Të udhëhequr nga deputeti demokrat Flamur Noka protestuesit e parë janë mbledhur para ambienteve të Kuvendit. Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët, në orën 10:00 qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për tu mbledhur jashtë ambienteve të Parlamentit dhe të protestojnë kundër  “narkoshtetit”.

Nga pamjet shihen teksa disa prej protestuesve mbajnë në duar goma makinash, duke lënë të kuptohet se një skenar i mundshëm për djegien e tyre është menduar nga opozita. Kujtojmë që me këtë skenar u paraqitën edhe në protestën para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit dogjën gomat para ambienteve të këtij institucioni.

PAMJE/ Me goma makinash në duar, mblidhen protestuesit para Kuvendit,
Pamje nga protesta

Ndërkohë, para ambienteve të Kuvendit efektivët e Policisë janë vendosur “gardh”  me qëllim mbarëvajtjen e kësaj proteste. Më herët bëmë me dije se në terren ka zbritur edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj për të ndjekur nga afër protestën. Kujtojmë që protesta e opozitës është thirrur nga opozita pas publikimit të reportazhit investigativ, ku Rai3 e cilësonte Shqipërinë si “narkoshtet”.

PAMJE/ Me goma makinash në duar, mblidhen protestuesit para Kuvendit,
Pamje nga protesta

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese