Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJE/ I vuri zjarrin 7 automjeteve në Kamëz, arrestohet komshiu 23-vjeçar i pronarit të makinave

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE/ I vuri zjarrin 7 automjeteve në Kamëz, arrestohet komshiu
Pamje nga djegia e 7 makinave në Kamëz

Është arrestuar autori i zjarrvënies së 7 makinave në një biznes në Kamëz mëngjesin e ditës së djeshme, 5 qershor në rrugën “Donald Trump”. Amarildo Saliu, 23-vjeç është vënë në pranga si autori i dyshuar i djegies së 7 makinave në biznesin e dhënies me qira të shtetasit Edjon Hoxha. Saliu, banues në Zall Mner, raportohet se ka thyer masën e sigurisë arrest shtepie dhe ka shkuar në biznesin e Edjon Hoxha duke djegur me benzinë makinë.

Nga kamerat e sigurisë në servisin e Edjon Hoxhës shiheshin dy persona të maskuar me kapuç të cilët kanë hyjnë nga një rrugicë pa ndriçim dhe kaluan në rrjetën në servisin. Në pamje shihej se si një prej tyre ka hedhur benzinë dhe u ka vënë flakën makinave, ndërsa tjetri e ka pritur në rrugicë.

PAMJE/ I vuri zjarrin 7 automjeteve në Kamëz, arrestohet komshiu
Pamje nga djegia e 7 makinave në Kamëz

Policia shoqëroi 4 persona, dhe nga marrjet në pyetje rezultoi se autori i cili hodhi benzinën dhe i dogji ishte Amarildo Saliu, i cili edhe vetë punonte me makina të cilat i jepte me qira, ngjitur me Edjon Hoxhën.

Ndërsa shkaqet nuk dihen ende, Edjon Hoxha i cili kishte vetëm 5 ditë që e kishte hapur biznesin e dhënies së makinave me qira tha se e kanë bërë për konkurrencë dhe se ai nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit.

U arrestua A. S., 23 vjeç, banues në Zall Mner, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur një automjet në një parkim në rrugën “Donald Trump”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe disa automjete të tjera. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, - njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese