Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE/ I vihet zjarri mjeteve në Durrës, dyshimet e para

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE/ I vihet zjarri mjeteve në Durrës, dyshimet e para
Automjetet e djegura

Dy makina janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish-URT në Durrës, ku mjetet kanë qenë të parkuara afër njëra-tjetrës.

Mësohet se një prej automjeteve i përket kryeinxhinierit të OSHE-së, Arben Alushi. Deri më tani dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme për shkak të detyrës së Alushit.

Policia po kqyr kamerat e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe vënien para drejtësisë të autorit/ autorëve.

Njoftimi i Policisë: 

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip "Benz" të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese