Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJE/ Drilona Boçi, princesha me këpucën e qelqtë, 250 milionë lekë vetëm lule në dasmën përrallore me Kristianin

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE/ Drilona Boçi, princesha me këpucën e qelqtë, 250
Pamje nga (dasma) festa e 10 vjetorit te marteses se Kristian Boçit dhe Drilona Boçit

Këtë të premte qershori mediat kanë “vluar” sa i përket pasurive të sekuestruara të biznesmenit Kristian Boçit dhe bashkëshortes së tij, Drilona Boçit. Sipas Prokurorisë së Tiranës çifti i bashkëshortëve dyshohet se gjeneronin para, duke përfituar nga të ardhurat e trafikut të lëndëve narkotike.

E teksa së fundmi emri i tyre po bën bujë për këtë çështje, shumë vite më parë ata zunë faqet e para të mediave me dasmën përrallore me 30 mijë lule natyrale.

Më 11 shkurt 2017, e gjithë Tirana, e Shqipëria, flisnin për “princeshën Drilona”  dhe përrallën që ajo së bashku me bashkëshortin, dy fëmijët dhe 115 të ftuarit përjetuan në festën e ëndrrave për 10 vjetorin e kurorëzimit të dashurisë së tyre.

PAMJE/ Drilona Boçi, princesha me këpucën e qelqtë, 250
Pamje nga (dasma) festa perrallore e Kristian Boçit dhe Drilona Boçit per 10 vjetorin e marteses

Jo më kot çifti kishin zgjedhur datën 11 shkurt 2017, pasi nga ajo datë 10 vite më parë, pra më 11 shkurt 2007 ata i kishin thënë “Po” njëri-tjetrit deri sa vdekja t’ i ndajë.

Çdo gjë në këtë festë ëndrrash, ku të ftuar ishin vetëm njerëzit e zemrës, të afërmit, ishte e mirëmenduar. Duke filluar nga tavolinat, karriget, dekori, ftesat e gjithçka tjetër. Stafi i ndriçimit qëndroi aso kohe 12 orë për të vendosur dritat në tavan, ndërsa stafi i dekorit plot 12 orë të tjera për të vendosur adezivët në dysheme për t’i dhënë njëtrajtshmëri sallës.

PAMJE/ Drilona Boçi, princesha me këpucën e qelqtë, 250
Pamje nga (dasma) festa perrallore e Kristian Boçit dhe Drilona Boçit per 10 vjetorin e marteses

Gjithashtu, plot 30 mijë lule dekoruan ambientin ku u mbajt darka,ku vetëm këto lule pa shtuar asnjë detaj tjetër kushtuan 250 milionë lekë të vjetra. Nga tavanët dhe pas tavolinës së çiftit, derdheshin Delphinium, pranë çdo pjate ishte vendosur një orkide. Tavolinat e të ftuarve ishin të zbukuruara me trëndafila, luleborë dhe orkide.

PAMJE/ Drilona Boçi, princesha me këpucën e qelqtë, 250
Pamje nga (dasma) festa perrallore e Kristian Boçit dhe Drilona Boçit per 10 vjetorin e marteses

Pecetat ishin të personalizuara me logon e infinitit dhe inicialet e çifit, ndërkohë sapo hyje në sallën e koktejlit ishte si të hyje në një kopësht me lule. Zëri i Marsela Çibukajt kumbonte dhe madje për të ftuarit ishte menduar dhe një kënd posaçërisht për foto. E sigurisht, si për gjithçka tjetër dhe këtij këndi i ishte kushtuar një vëmendje maksimale.

Në cepin e krijuar për foto ishte shkruar “Eroma”, emri me të cilin Kristiani ka thirrur Drilonën qysh në fillimet e historisë së tyre të dashurisë.

PAMJE/ Drilona Boçi, princesha me këpucën e qelqtë, 250
Pamje nga (dasma) festa perrallore e Kristian Boçit dhe Drilona Boçit per 10 vjetorin e marteses

E princesha e vërtetë e kësaj mbrëmje ishte padyshim Drilona e cila në këtë natë speciale kishte vendosur që të vishte një fustan bojëqielli Dolce & Gabbana, që i linte zbuluar këpucët e qelqta dhe mbante në dorë një çantë gold. Por, sigurisht që kjo nuk do të ishte e vetmja veshje pasi një tjetër fustan magjik u vesh nga Drilona.

PAMJE/ Drilona Boçi, princesha me këpucën e qelqtë, 250
Drilona dhe Kristian Boçi

Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan ëndrrash Elie Saab, ndërsa Kristiani që ishte veshur nga stilisti italian Santo Barilla, do ta ndërronte kostumin me vija lejla me një blu. Njësoj me të atin, ishte veshur edhe djali i tyre, aso kohe 9 vjeç.

PAMJE/ Drilona Boçi, princesha me këpucën e qelqtë, 250
Kristian dhe Drilona Boçi

Në këtë dasmë madhështore nuk munguan as dy ish-miqtë e çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. E kjo mbrëmje nuk mund të kurorëzohej pa muzikë të mirë. Drilona dhe Kristiani kishin përzgjedhur artistët më të mirë, si Juliana Pasha, Kejsi Tola, Olta Boka, Valon Shehu, Gena.  Ndërsa me violonçel dhe violinë interpretuan Iliard Shaba dhe Ervin Gonxhi.

PAMJE/ Drilona Boçi, princesha me këpucën e qelqtë, 250
Pamje nga (dasma) festa perrallore e Kristian Boçit dhe Drilona Boçit per 10 vjetorin e marteses

Muzika ishte e zgjedhur dhe e menduar, kërcimi i parë i çiftit ishte me muzikën e Love Story, ndërsa hapja e festës u bë me këngën “Martesa jonë” që flet pikërisht për lumturinë që fal një martesë e gjatë. E teksa çifti kërcentet ekranet LED ndryshonin vazhdimisht me efektet përrallore, njëherë binte borë, e njëherë tjetër petale.

Me pak fjalë gjithçka ishte magjike. E teksa sot kanë kaluar vite komentohet dhe tërheq vëmendje po njësoj si në vitin 2017.

PAMJE/ Drilona Boçi, princesha me këpucën e qelqtë, 250
Drilona Boçi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese