Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pamje apokaliptike/ Vazhdon beteja me zjarrin e frikshëm në Shkodër, flakët jashtë kontrolli “përpijnë” 25 njësi tregtare dhe 5 banesa

Shkruar nga Newsbomb
Pamje apokaliptike/ Vazhdon beteja me zjarrin e frikshëm në
Pamje nga zjarri në Shkodër

Vazhdon”beteja” e ashpër për fikjen e zjarrit me përmasa të frikshme në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër. Prej më shumë se dy orësh flakët e zjarrin kanë shkrumbuar plotësisht tregun e madh me 25 njësi tregtare si dhe të paktën 5 banesa ngjitur me tregun. Gjithashtu raportohet se rrezikohet edhe një shkollë.

Për shkak të përmasave shumë të mëdha të vatrave të zjarrit është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën drejt Shkodrës janë nisur po ashtu mjete nga Malësia e Madhe, Ulqini, Tivari dhe Lezha.

Pamje apokaliptike/ Vazhdon beteja me zjarrin e frikshëm në
Pamje nga zjarri në Shkodër

Ndërsa për evakuimin e banorëve dhe krijimin e perimetrit të sigurisë, janë venë në dispozicion të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë. Gjithashtu Forcat e Armatosura kanë nisur ndërhyrjen nga ajri përmes helikopterit.  

Raportohet se angazhimi për të evakuar banorët është maksimal ndërkohë po ndihmojnë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit në tregun me rroba të përdorura.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe kryebashkiaku Benet Beci i cili tregon se situata është stabilizuar dhe nuk ka më rrezik.

“Pas një orë e gjsmë lufte të vërtetë për të menaxhuar dhe marrë në kontroll situatën e zjarrit. Tani nuk ka më një rrezik. Jam i lumtur që nuk patëm probleme dhe dëme në njerëz. Situata ka qenë shumë e rëndë dhe janë angazhuar të gjitha strukturat e shtetit." 

Edhe ministrit të Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarrin e frikshëm në Shkodër si dhe ka ndarë një video ku shihen pamjet e fshikshme nga zjarri që ka shkrumbuar tregun dhe disa banaesa në Shkodër.

“Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardhi. Policia e Shtetit ka evakuar banesat në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër. Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes  helikopterit."

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese