
Pamje nga makina në kanal
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos. Shoferi i një automjeti ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar lehtë. Si shihet dhe nga pamjet, makina ka përfunduar në kanal me dëme të mëdha materiale.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sondazh
Poll