Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pallati bie nën ’’kthetrat’’ e zjarrit, gjashtë persona në Durrës dërgohen me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Pallati bie nën ’’kthetrat’’ e zjarrit,
Foto ilustruese

Një zjarr i rëndë ka rënë ditë e sotme në lagjen nr.7, në qytetin e Durrësit.

Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të një pallati, ku nga raportimet e para, mësohet se gjashtë persona janë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit, pasi kanë përjetuar mbytje nga zjarri dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë në ngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrëfikëset për ardhjen në ndihmë të shuarjes së zjarrit dhe evakuimin e banorëve të pallatit.

Sakaq, shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia është duke punuar për hetimin dhe zbulimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.

Gjithashtu, për personat e dërguar në spital nuk ka asnjë detaj për shëndetin e tyre.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese