
Vetëm pak minuta pas vrasjes me kallashnikov të 30-vjeçarit Kristian Maku në autostradën Vlorë-Fier, është gjendur makina e autorëve e cila ishte përfshirë nga flakët.
Ngjarja e rëndë kriminale u shënua rreth orës 18:15 dhe vetëm pak minuta, ndërsa policia, autoambulanca ishin duke mbërritur në vendin e ngjarjes, autorët dogjën makinën po në autostradë.
Nga pamjet e siguruara nga Newsbomb.al shihet se si automjeti i autorëve po digjej në vendngjarje në autostradën Fier-Vlorë.
Nga informacionet e para mësohet se Kristian marku është qëlluar me kallashnikov ndërsa udhëtonte i vetëm me një automjet tip “Volsëagen”.
Dyshohet se kanë qenë tre autorë të cilët kanë qëlluar mbi 30-vjeçarin, ndërsa pasi kanë djegur makinën janë larguar me një tjetër automjet. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 10 gëzhoja.
Ka shumë pista ku policia ka nisur hetimet, pasi emri i tij nuk është i njohur për autoritete. Ai është përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Kurbin, Lezhë dhe Rrëshën.
Kristian Maraku i njohur ndryshe si Kristian Bardhi është person me precedent të mëparshëm penal për "Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e dates 26.03.2023, rreth ores 19:00, ndodhur ne Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S.R..