Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pagoi Nuredin Dumanin për të vrarë ish-gruan, dënohet me 2 vjet burg Alban Bengasi

Shkruar nga Newsbomb
Pagoi Nuredin Dumanin për të vrarë ish-gruan, dënohet me 2
FotoMontazh: Alban Bengasi - Blerta Bengasi ne spital (janar 2020)

                                                                                                               

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi, i cili u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje. Ai akuzohet se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij.

Me gjykim të shkurtuar Bengasi u dënua përfundimisht 1.4 vite burg ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.

Bengasi ka mohuar të gjithë akuzat dhe është shprehur se me ish-gruan ka marrëdhënie të mira edhe pse tashmë janë të divorcuar.

"U kanë futur në një rrugë pa krye, u kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, ka thënë ai para gjykatës.

Kujtojmë që Alban Bengasi u arratis nga Shqipëria kur u pendua Nuredin Dumani dhe tregoi krimet që kishte kryer dhe personat që e kishin kontraktuar me para.

Siç u mësua, Alban Bengasi i kishte ofruar 120.000 euro Nuredin Dumanit për t’i vrarë gruan. Kjo, pasi ky shtetas e kishte kapur të shoqen duke e tradhtuar dhe u përfshin më pas në një proces të gjatë gjyqësor për kujdestarinë e fëmijëve.

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë përputhet dhe me dhunimin e Blerta Bengasit. Ish-gruaja e avokatit ka denoncuar në Polici se në ditët e para të janarit 2020 është dhunuar me grushta nga një person në “Rrugën e Elbasanit”.

Edhe në dëshminë e tij, Nuredin Dumani thotë se në fillim të vitit 2020 avokati Alban Bengasi, ish-burri i Blerta Bengasit, i ka paguar që ta rrihnin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese