Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Pacientët në varr, vrasësit në Maldive”, qytetarët protestojnë për pazaret e mjekëve të Onkologjikut me jetën e të sëmurëve me kancer

Shkruar nga Newsbomb
“Pacientët në varr, vrasësit në Maldive”,
Pamje nga protesta

Pas skandalit të madh që preku bluzat e bardha, ku doli në dritë se si mjekët e Spitalit Onkologjik bënin pazar për jetën e pacientëve të diagnostikuar me kancer, qytetarët janë mbledhur këtë të mërkurë para ambienteve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Qindra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për protestë dhe janë mbledhur para ministrisë duke kërkuar ndëshkimin e mjekëve dhe marrjen e masave që raste të tilla të mos përsëriten më.

Njëzëri ata i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të marrë në dorë këtë skandal dhe të hetojë për rastin. Gjithashtu, ata i kanë bërë apel SPAK-ut që “t’i futet me kokë” hetimeve për çdo repart në spitalet e vendit, të cilët mund të orientojnë qytetarët në klinika private.

"Jam këtu për ata që paguan Maldivet tuaja me ditët e tyre të fundit o të neveritshëm", "Pacientët në varr, vrasësit në Maldive", “Vrasje me paramendim”, “Ose jetën ose kuletën”, këto kanë qenë dhe disa nga shkrimet në pankaratat që qytetarët mbanin në duar.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese