Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pa rrip sigurimi e me celular në dorë, ndëshkohen mbi 6 mijë shoferë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Pa rrip sigurimi e me celular në dorë, ndëshkohen mbi 6 mijë
Policia gjate monitorimit ne rruget e Tiranes

Gjatë kësaj jave që po lëmë pas Policia Rrugore e Tiranës ka arritur të evidentojë dhe ndëshkuar mbi 6 mijë drejtues automjetesh.

Përmes një njoftimi zyrtar mësohet se rrugorja e Tiranës ka filluar monitorimin e akseve kryesore urbane me automjetin Inteligjent “Scoud Speed” për ndëshkimin e automjeteve të cilat qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, dokumentimin me prova filmike të  automjeteve që pushojnë ne rrugëkalimin e automjeteve të tjera të cilat bëhen pengesë për qarkullimin normal të automjete të tjera dhe herë pas here duke u bërë shkak dhe për krijimin e trafikut.

Njëkohësisht, nëpërmjet mjetit inteligjent janë evidentuar shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, si përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosja e rripit të sigurimit, evidentimi nëpërmjet targës në mënyrë automatike i automjeteve që kanë masa administrative pa paguar si dhe parakalimet e gabuara.

Gjatë monitorimeve me mjetin inteligjent 24/7, gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar vetëm  për shkeljet e mësipërme 6689 drejtues automjetesh.

“Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë janë të angazhuara me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të evidentuar dhe dokumentuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim qarkullimin e lirë të automjete dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe  të mos parkojnë në vendet ku bëhen pengesë për qarkullimin normal të lëvizjes së lirë të automjeteve të tjera, pasi automjetet që do konstatohen do zhvendosen me karrotrec në pikën e bllokimit të Policisë Rrugore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese