Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pa leje përkatëse, ndryshohet pllakati në monumentin e “7 prillit” në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Pa leje përkatëse, ndryshohet pllakati në monumentin e “7
Ndryshohet pllakati i “7 prillit” në Durrës

Pa asnjë leje është ndryshuar pllakati i 7 prillit në Durrës. Lajmin e ka bërë me dije studiuesi Kastriot Dervishi, i cili ka postuar një foto ku tregon se si ishte pllakati dhe se si është bërë tani.

Dervishi shprehet se ndryshimi është bërë pa leje, nga një organizatë, që kërkon ta bëjë komuniste rezistencën shqiptare ndaj Italisë.

“Ndryshohet pllakati i 7 prillit. Pllakati kushtuar qëndresës antifashiste të 7 prillit 1939, u ndryshua. Krejt pa asnjë leje, një organizatë që promovon enverizmin si vlerë, kërkon ta bëjë komuniste edhe qëndresën në fjalë. Ja si ishte pak ditë më parë dhe ja si u bë pllakati përkujtimor.

Siç edhe dihet, deri në vitin 1942 komunistët ishin në gjumë dhe larg çdo qëndrese antifashiste. Nuk duhet më lavdi dëshmorëve. Nuk kishte si bëhej kjo pa gabime gjuhe”, shkruan Dervishi në postimin e tij.

Bëhet fjalë për pllakatin në monumetin e Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, që u shndërrua në simbol të rezistencës më 7 prill 1939, së bashku me patriotë të tjerë durrsakë.

7 prilli i vitit 1939, ka hyrë në historinë e Durrësit si dita kur nisi pushtimi i Shqipërisë. Pushtimi italian konsiderohet një nga aktet e para agresive të fashizmit në Evropë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese