Hapësire reklamuese

Aktualitet

OSBE në tryezë me KQZ për zgjedhjet e 2025, Tarran i prerë: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, realizoni votën e diasporës

Shkruar nga Newsbomb
OSBE në tryezë me KQZ për zgjedhjet e 2025, Tarran i prerë:
Michel Tarran

OSBE dhe KQZ kanë organizuar këtë të hënë një tryezë diskutimi lidhur me procesin zgjedhor të vitit 2025.

Gjatë fjalës së tij kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, u ka bërë thirrje palëve politike që të zbatojnë me përpikmëri vendimin e Kushtetueses dhe të bëjnë të mundur votën e diasporës.

Duke theksuar se Vota e Diasporës nuk ka një standard të përcaktuar dhe as rekomandime nga OSBE, Tarrani u shpreh se secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet atyre.

“Sfidë e pazgjidhur ende zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve”,  tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Tarran:

Ndonëse tani ka disa propozime për Reformën Zgjedhore dëshiroj tu bëj thirrje aktorëve  politikë ta bëjnë atë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në mënyrë që t’u lejojë organeve t administrimit të zgjedhjeve kohë të mjaftueshme për zbatimin.

Vonesat e mundshme gjatë këtij qëllimi, kufizojnë kohën në dispozicion në KQZ për të bërë përgatitjen e nevojshme, çka mund të ndikojnë në cilësinë e proceseve zgjedhore.

Kemi një sfidë të pazgjidhur ende, zbatimin e efektshme të vendimeve të Kushtetueses, duke përfshirë edhe çështjen e votimit të jashtë vendit.

Ashtu si dhe e dini nuk ka standarde të përcaktuara në rajonin e OSBE dhe as rekomandime të OSBE në lidhje me votimet jashtë vendit dhe ndaj i takon secili shtet të zbatojë atë model që i përshtatet më mirë. Duhet të theksojmë se çdo vendim, duhet të jetë me konsensus të gjerë.

Prezenca e OSBE si partner afatgjatë që mbështet KQZ dhe institucionet e tjera, vijon të jetë e angazhuar të mbështesë përpjekjet dhe bashkëpunimin për përmirësimin e administrimin të zgjedhjeve dhe për përmirësimin e integritetit të proceseve zgjedhore të ardhshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese