
Policia e Durrësit ka kryer kontrollet në pesë lokalë, ku ka arrestuar dy persona e 7 të tjerë janë në kërkim pasi ishin duke organizuar lojra fati, me celularë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 5 lokale në Durrës, organizoheshin lojëra fati (baste sportive).
Në vijim të veprimeve procedurale janë vënë në pranga shtetasit A. H., 32 vjeç, banues në Burrel dhe H. T., 40 vjeç, banues në Durrës, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 23 vjeç, E. Sh., 33 vjeç, A. Z., 21 vjeç, J. D., 34 vjeç, Z. R., 49 vjeç, G. P., 37 vjeç dhe A. S., 38 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.