Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Orët me diell të fundjavës perfekte për të zgjedhur detin

Shkruar nga Newsbomb

Orët me diell të fundjavës perfekte për të zgjedhur

Fundjava që sapo ka nisur pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Kjo është ndër fundjavat e pakta me mot me diell dhe pa prezencë të vranësirave dhe reshjeve, duke e bërë atë ideale për të zgjedhur zonat bregdetare. Për të apasionuarit pas hiking, nuk parashikohen reshje as në zonat malore ndaj mund të planifikojnë udhëtimin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese