Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Opozitarët nuk heqin dorë, mblidhen sërish para Bashkisë së Tiranës dhe kërkojnë largimin e Veliajt

Shkruar nga Newsbomb
Opozitarët nuk heqin dorë, mblidhen sërish para Bashkisë
Erion Veliaj

Për të disatën herë qytetarët janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës. Mbështetësit e opozitës kanë bllokuar rrugën dhe po kërkojnë një zëri dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti theksoi se opozita do të vijojë të qëndrojë “stoike” dhe nuk do heqin dorë nga protestat.

“Ta harrojnë që ne do të tërhiqemi nga rezistenca, këtu kemi qenë prej 25 javëve dhe këtu do të jemi çdo javë deri në arritjen e qëllimit. Qytetarët e Tiranës duan drejtësi, menaxhim të drejtë, paratë të mos vidhen por të kthehen në shërbime.

Shumë prej jush i kanë çuar fëmijët në shkolla dhe kopshte dhe ajo që kemi parë është kushte jo të favorshme ku mësimi bëhet me dy turne, kopshte të pa mjaftueshme. Paratë janë paguar por ato janë vjedhur me inceneratorët, me 5D dhe dhjetëra e dhjetëra milionë euro me kontrata pa garë.

Paguajmë ujin 44% më të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave”, tha Teliti.

Kjo është protesta e 25 para Bashkisë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partia Demokratike protestuan para ambienteve të Bashkisë së Tiranës ku dhe kërkuan për të disatën herë dorëheqjen e kryetarit të këtij institucioni, Eion Veliajt.

Bashkia e Tiranës ka qenë dhe ndodhet dhe aktualisht në "lupën" e Prokurorisë së Posaçme, pasi disa nga drejtorët më të rëndësishëm në këtë institucion dhe njëherësh njerëzit më të afërt të kryetarit Erion Veliaj, janë arrestuar dhe aktualisht ndodhen në qeli.

Bëhet fjalë për Taulant Tushën, i arrestuar fillimisht për inceneratorin e Tiranës dhe më pas me një akuzë të dytë për kompaninë "5D Konstruksion", si dhe Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Namik Simixhiun.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese