Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Opozita sot në protestë, paralizohen rrugët e Shqipërisë nga veriu në jug, ja si do ndahen deputetët e PD

Shkruar nga Newsbomb
Opozita sot në protestë, paralizohen rrugët e
Protesta e opozitës/ 7 tetor

Partia Demokratike do të mbajë sot protestën e dytë kombëtare pas shpalljes së mosbindjes civile nga kryedemokrati Sali Berisha. Opozita ka kërkuar 3 orë leje për protestën e sotme e cila nuk do të mbahet vetëm në Bulevard, por është paralajmëruar se od të bllokohen akset kryesore në Tiranë si dhe të gjitha hyrjet në kryeqytet.

Duke nisur nga ora 17:00, PD me drejtues politike Flamur Nokën do shtrijë mosbindjen civile në akset kryesore të Shqipërisë duke paralizuar lëvizjen e makinave.

Segmenti i Sheshit “Shqiponja”, në vendin ku u arrestua Ilir Meta është ndalesa e demokratëve të Tiranës dhe qarkut të Dibrës. Deputetët dhe drejtuesit e degëve të Durrësit, Krujës e Shijakut do të protestojnë në rrethrrotullimin e Shkozetit.

Një tjetër segment që do të bllokohet është edhe rrethrrotullimi i Milotit nga deputetët e Kukësit, Lezhës e Shkodrës. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të bëhen bashkë demokratët e Korçës dhe Elbasanit. Degët e Lushnjës, Kavajës, Rrogozhinës e Divjakës janë udhëzuar të bllokojnë rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ndërsa ato të jugut rrethrrotullimin e Levanit. Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.

Është e paqartë nëse protestuesit do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera.

Për këtë arsye policia e paqartë ka dalë me një deklaratë zyrtare për protestën dhe i ka bërë thirrje përfaqësuesve të PD që në asnjë rast mos të bllokojnë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve pasi kjo përbën vepër penale dhe do të përballen me pasoja sipas ligjit.

Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative”, - njoftoi policia.

Në përgjigje, Bardhi tha që Policia duhet të marrë masat pasi organizmi është i ligjshëm.

“Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD. Në çdo tubim ka bllokim të rrugëve, edhe kur protestojmë para Kryeministrisë. Kur Veliaj, kreu i bandës 5d bën maratonën, bllokohen të gjitha rrugët brenda kryeqytetit. Çdo organizmin i ligjshëm, që ndiqet procedura e njoftimit, sjell bllokimit të trafikut, është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut”, - tha Bardhi.

Qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese