Hapësire reklamuese

Aktualitet

Opozita sërish nesër në protestë para Bashkisë, policia del me njoftim: Masat e ndërmarra dhe thirrja për organizatorët

Shkruar nga Newsbomb
Opozita sërish nesër në protestë para Bashkisë, policia
Pamje nga protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka marrë masa për garantimin e rendit dhe të sigurisë gjatë protestës së paralajmëruar të opozitës në bashkëpunim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që do të zhvillohet paraditen e së nesërmes.

Në njoftimin e publikuar thuhet se do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë Tiranë prej orës 9:30, ndërsa sugjerojnë që drejtuesit të përdorin rrugë alternative deri në përfundim të tubimit.

Gjthashtu, Policia u ka bërë thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune, pasi në protestat e tjera janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të punonjësve të policisë, hedhjes së molotovëve apo sendeve të tjera, të cilat kanë rrezikuar jetën e uniformave blu si dhe qytetarëve të pranishëm.

Kujtojmë që kjo është protesta e 13-të në radhë e opozitës në bashkëpunim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, që zhvillohet para Bashkisë Tiranë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës korruptive me drejtorët 5D.

Tubimet nuk kanë qenë aspak paqësore pasi shpeshherë protestuesit janë konfrontuar fizikisht me punonjësit e policisë, si dhe kanë hedhur edhe molotovë në drejtim të operatorëve dhe gazetarëve të pranishëm për të raportuar këtë ngjarje.

Autoritetet dhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet paqësisht, pasi e drejta nuk mund të kërkohet duke lënduar persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e nesërme, më datë 21 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese