Hapësire reklamuese

Aktualitet

Opozita sërish në protestë te Bashkia e Tiranës, rrugët që do bllokohen në kryeqytet

Shkruar nga Newsbomb
Opozita sërish në protestë te Bashkia e Tiranës, rrugët
Pamje nga protesta para Bashkise se Tiranes

Aktivistët e Aleancës për Teatrin dhe opozita do të zhvillojnë sot protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës dhe Policia ka dalë me njoftim zyrtar për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin bulevardin kryesor.

Policia e Shtetit bën me dije se ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e nesërme, më datë 21 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, prej orës 09:30 e në vijim do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Kjo është protesta e disatë që opozita mban jashtë bashkisë së Tiranës që pas arrestimit të ish-drejtorëve të këtij institucioni për aferën “5D”. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese