Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Opozita sërish në protestë, policia bë publik planin e masave, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shkruar nga Newsbomb
Opozita sërish në protestë, policia bë publik planin e
Pamje nga protestat e mëparshme të opozitës, para Bashkisë Tiranë

Opozita do të zhvillojë sot në orën 11:00 të paraditës protestën e radhës para Bashkisë Tiranë. Policia ka dalë me një njoftim për qytetarët për planin e masave të ndërrmarra dhe akset rrugore që do të bllokohen.

Sipas policisë, nga ora 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Ato apelojnë për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Tubimi, i cili zhvillohet për të disatën herë radhazi është organizuar nga Aleanca Kombëtare për mbrojtjen e Teatrit në bashkëpunim me Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë me qëllimin për të larguar nga Bashkia, kryebashkiakun, Erion Veliaj pas aferës publike korruptive me drejtorët 5D.

Njoftimi i policisë:

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese